Raport progresi i KE/ Rama: Na u hapën sërish negociatat

E mërkurë, 29 May 2019 16:04

Në konferencën e përbashkët për mediat me ambasadorin e BE-së në Tiranë Luigi Soreca, Edi Rama ka deklaruar se Këshilli i Europës firmosi një raport i cili propozon pa kushte hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE-në.

Rama tha gjithashtu se vendimi i sotëm ishte teknik dhe subjektiv, ndërkohë që hapi i radhës sipas tij është vendimi i liderëve të vendeve të BE-së, që sipas tij do të bëhet gjithçka për ti bindur se Shqipëria e meriton integrimin e saj në BE.

‘Është një afirmim i faktit se i kemi bërë me përpikmëri të gjitha detyrat e shtëpisë, dhe falë kësaj, KE, i cili është mekanizmi më i besueshëm lidhur me vlerësimin e ecurisë së një vendi, sot ka konfirmuar rekomandimin pozitiv pa kushte për çeljen e negociatave të Shqipërisë për në BE.

KE vendosi që në Qershorin e 2019 të zyrtarizojë çeljen e negociatave për anëtarësim dhe në Dhjetor të nis procesi në konferencën ndërqeveritare.

Ç’ka është e rëndësishme për të gjithë ne është se KE ka konfirmuar progres dhe bazuar në fakte, në shifra dhe fakte duke rekomanduar çeljen e negociatave. Ndryshe sa ka ndodhur në vendet e tjera, Shqipëria ka filluar një proces që do të thotë nisjen e negociatave menjëherë.

Ky vit nga viti i shkuar ku u dha rekomandimi i parë, ka qenë një vit me punë intensive në të gjitha aspektet. Ky është hapi i parë, hapi i dytë konfirmues është Këshilli Europian, pra mbledhja e të gjithë udhëheqësve Europian.

Në hapin e parë gjykimi është teknik dhe objektiv ndërsa hapi i dytë është politik. Deri në atë kohë ne do të bëjmë gjithçka për të bindur faktorin politik’, u shpreh Rama.

Login to post comments