Spaho: Njerëzit po na akuzojnë se protestat paqësore nuk janë të duhurat

E mërkurë, 29 May 2019 21:20

I ftuar në studion e televizionit Fax News ditën e sotme ka qënë ish-deputeti i Partisë Demokratike, Edmond Spaho, ku ka komentuar aktualitetin politik.

Lidhur me progres raportin e publikuar në KE për Shpipërinë Spaho është shprehur:

Mënyra më e mirë për të sabotuar integrimin e Shqipërisë në BE është që ti thuash se ka realizuar detyrat në një kohë që nuk i ka realizuar.

Nuk është punuar me asnjë reformë. Ajo reforma në drejtësi na ka lënë pa Gjykatë Kushtetues. Procesi i integrimit në Europë është një proces që bazohet mbi reformat. Ndaj do të ishte mirë që çdo gjë ta marrim me pak kritik dhe kufizime. Duhet më shumë modesti dhe më shumë punë.

Ndërkohë i pyetur nëse opzita është apo jo përgjegjëse për situatën aktuale në Shqipëri, Spaho i ka hequr të gjitha detyrimet nga opzitarët.

“Opozita nuk ka përgjegjësi për situatën aktuale. Në këto 6 vite të mbretërimit të Ramës opozita ka qënë konsteruiktive.

Edi Rama e ka humbur mundësinë për dialog, sepse ne ia kemi dhënë shancin dhe në 2017. Ai e ka humbur mundësinë për ndërmjetësinë

Nëse doni të dini mendimin tim, unë gjykoj që Shqipëria nuk i ka plotësuar detyrat dhe do ti duhet shumë punë.

Me qëndrimin që po mban opozita vetëm sa i afrohet Bashkimit Europian.

Zgjedhjet e përgjithshme janë vjedhur, dhe nuk e thotë opozita por dosjet përkatëse të cilat nuk kanë për tu hetuar kurrë.

Nuk mund të ketë zgjedhje me një kandidat dhe një KQZ e cila thyen dhe ligjet më të qarta të këtij kodi zgjedhor. “

Ndërkohë në një përgjigje për mazhorancën e cila është shprehur se zgjedhjet duhet të zhvillohen me qëllim që të vijoj më tej puna për qytetet në bashkitë përkatëse, Spaho tha:

“Kryetarët e bashkive të vendin për shumë arsye nuk janë tërhequr. Ne u tërhoqëm nga Kuvendi dhe ky është një akt I madh. Ne nuk zhvillojmë asnjë negociatë me Ramën kryeministër, ai të dorëhiqet. “

Sapho ka folur gjithashtu dhe për zgjidhje e mundëshme të cilat do të çojnë në zgjidhje të krizës.

“Ne kemi paraqitur një platformë për zgjedhje të lira dhe të ndershme, ato duan kohë dhe investim serioz. Kushdo mund të negocioj vetëm një pikë është e panegociueshme, dorëheqja e Edi Ramës. Zgjedhjet për 30 qershorin janë të qarta, sepse pa opozitën nuk ka.

Ne kemi kohë që kemi ndërmarr një veprim për të dal dhe takuar të gjithë personat në terren për tju shpjeguar kauzën tonë.”

Ndërkohë fjalën e tij ish-deputeti e ka mbyllur duke komentuar aksionin e ardhshëm opzitar, atë të 2 qershorit.

“Unë nuk di të them se si do ta shprehin zemërimin e tyre qytetarët, por në të gjitha kontaktet që kemi pasur me ta ata janë shumë të indinjuar. Por ne kemi arritur në pikën që njerëzit po na akuzojnë që rruga me paqen nuk është e duhura, sepse deri më tani paqësisht janë mbajtur nga opzita.”

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...