Ditën e sotme, Ministria e Jashtme e Holandës ka dërguar zyrtarisht në KE kërkesë për rikthimin e vizave ndaj qytetarëve të Shqipëri, për shkak të krimit, azilkërkuesve dhe trafiqeve.
Një vendim i tillë e vë Shqipërinë në listën e vendeve më problematikë në Europë, pak ditë para mbledhjes së Ministrave të BE ku do të diskutohet për statusin kandidat.
Zv.ministri Gent Cakaj, një muaj më parë garantonte në studiot televizive me bindje se ndryshe nga parlamenti, qeveria holandeze është kundër rikthimit te vizave për Shqiperine dhe se nuk do ia kerkonte kete KE.
Holanda priti te mbarojne zgjedhjet europiane e pastaj zyrtarizoi kerkesen. Pra, nuk e kishte per fushate, por bindje.