Nën thirrjet “Rama ik, Rama ik”, disa qindra mbështetës të PD-së në kryeqytet, kanë pritur kreun demokrat Lulzim Basha, në një takim të zgjeruar me aktivin e degës 4 të kësaj partie në Tiranë.
Duke iu drejtuar të pranishmëve, Basha tha se nga dita në ditë po na buzëqesh fitorja, ndërsa rradhët tona po kështu po shtohen nga dita në ditë.
“Ka një atmosferë shprese te shqiptarët, një shpresë që po i rikthehet shqiptarëve, në një betejë që vazhdon dhëmbë për dhëmbë.
Janë qindra miliona euro që luhen çdo ditë, që janë paratë e shqiptarëve, të cilëve iu është vërsulur banda kriminale, e cila po ndjen zjarrin që është ndezur nga furrnalta e protestave popullore.
Milot-Balldren është rruga e florinjtë, që po ndërtohet nga Edi Rama jo për qytetarët, por për një grusht hajdutësh të babëzitur dhe veten e tij. 296 mln euro për vetëm 17 km, ja këtë po bën Edi Rama”, tha kreu demokrat.
Duke iu drejtuar biznesit të vogël dhe të mesëm, Basha tha se të gjitha taksat që i janë paguar qeverisë dhe urajipit të Bashkisë, për 4 vjet, janë një shumë e njëjtë me atë që Edi Rama poi jep një firme për 17 km rrugë.
“Rilindja është në vdekje klinike, laku i është ngushtuar nga protestat e shqiptarëve dhe faktori ndërkombëtar që kujdeset për Shqipërinë, por krimet me paratë e shqiptarëve nga Edi Rama po marrin përpara të paparashikueshme.
Edi Rama nuk e ka lidhur fatin me qytetarët e Shqipërisë, por me 5 apo 6 oligarkë dhe një grup mediash që herë qëndrojnë pas dhe herë pas tyre. Këta janë serumi që mbajnë në koma organizatën kriminale të Rilindjes.
Efektet duken qartë, Tirana lëngon, me përjashtim të 3-4 kantiereve ku po lulëzojnë kullat luksoze të parave të pista”, tha Basha.