Kreu i opozitës Lulzim Basha ka reaguar menjëherë pas deklaratave të bëra nga kryeministri Edi Rama në fjalimin hapës të fushatës për zgjedhjet lokale të 30 qershorit.
Me anë të një postimi në Facebook, Basha ka deklaruar sërish se opozita dhe shqiptarët nuk do të bëjnë asnjë hap pas, dhe se të gjithë nesër në orën 19:00 do të bashkohen për një qëllim, rrëzimin e së keqes.
Ja postimi i Bashës:
Të gjithë të bashkuar do ta ndryshojmë fatin e vendit tonë! Nuk do ta lëmë Shqipërinë në duart e një bande që ka marrë peng të ardhmen e një populli të tërë. Koha e banditëve në pushtet ka mbaruar, ka ardhur koha e shqiptarëve!Asnjë hap pas! Nesër të gjithë në shesh në orën 19:00. #2qershor #ShqipëriaSiEuropa