Gazeta e majtë plas “bombën”: Pritet të dalin aferat e bujshme të Taulant Ballës

Saturday, 01 June 2019 21:32

Gazeta e majtë “Dita” ka akuzuar numrin 2 të Partisë Socialiste, Taulant Balla, si një njeri i cili ka bërë përpara falë servilizmit dhe se raporton se shpejt do të publikohen dosje që e implikojnë në afera korruptive dhe trafiqe të paligjshme.

Sipas kësaj mediaje, “Balla është ndër politikanët më të përfolur për lidhjet me krimin”.

Shkrimi i Ditës

Fushatën për zgjedhjet e 30 qershorit në Parkun Olimpik e hapi kryetari i Grupit Parlamentar të Rilindjes Taulant Balla.

Duke lavdëruar punën e bashkiakëve të Rilindjes ai tha se do të fitohen edhe ato bashki që janë qeverisur nga e djathta.

“Jemi e vetmja forcë politike që ka arritur të tregojë një qeverisje të mirë vendore. Padyshim që më 30 qershor do të marrim përgjegjësinë për të qeverisur edhe në ato bashki që nuk kanë mundur të tregojnë nivelin tonë qeverisës. Duke nisur nga Shkodra, e deri në Gjirokastër”, tha Taulant Balla.

Ai është sot kryetari i Grupit Parlamentar të Rilindjes duke qenë praktikisht numri dy pas Ramës.

Balla e ka nisur karrierën e vetë në politikë që në kohën e Fatos Nanos.

Fillimisht ishte personi që mbante valixhet e Nanos dhe fyente të gjithë ata që i konsideronte si kundërshtarë të shefit të tij.

Me lëpirje sa nga Nano te Meta, ata e larguan për shkak të nivelit të lartë të bythlëpirjes dhe kapërceu në gjirin e Rilindjes.

Bythlëpirja e tij ndaj ish-drejtuesve të PS e bëri që ai të mbështeste po si kërmill një kryetar të ri, i cili sot jo vetëm zhduku PS-në duke prurë një sekt të ri, por dhe një keqqeverisje që sot e vuajmë të gjithë.

Fillimisht me profil të ulët, duke rrezikuar edhe mandatin e deputetin, sot Balla është shpërblyer duke u vendosur kryetar grupi bythlëpirsash.

Ai është ndër politikanët më të përfolur për lidhjet me krimin.

Pritet që në vijim të dalin dosje të tij që e implikojnë në afera korruptive dhe trafiqe të paligjshme.

Login to post comments