Protestë kombëtare sot në Tiranë: "Koha e banditëve ka mbaruar, ka ardhur koha e shqiptarëve"

Diel, 02 June 2019 09:03

Opozita e bashkuar ka ftuar qytetarët sot në të gjithë vendin të marrin pjesë në protestën e madhe kombëtare që do të zhvillohet në orën 19:00 përpara Kryeministrisë në Tiranë.

Në thirrjen e opozitës të shoqëruar me videon,  jepet edhe qëllimi i kësaj proteste, që nuk ka ndryshuar që nga protesta e parë, ajo e e 16 shkurtit 2019: “Të gjithë të bashkuar do ta ndryshojmë fatin e vendit tonë! Nuk do ta lëmë Shqipërinë në duart e një bande që ka marrë peng të ardhmen e një populli të tërë. Koha e banditëve në pushtet ka mbaruar, ka ardhur koha e shqiptarëve!”

 
 
 

Mbremjen e djeshme po ashtu, nga protesta në Unazën e re, Basha theksoi: “Largimi i Edi Ramës, një qeveri tranzitore që garanton zgjedhje të lira e të ndershme, një parlament, që përfaqëson hallet, problemet, dëshirat dhe aspiratat e tyre, si kudo në Europë, janë produkt i panegociueshëm i rezistencës opozitare dhe i bashkimit popullor që do ta çojë betejën deri në fund.”

Login to post comments