Opozita do dalë sot sërish në protestë, në tubimin e shtatë që prej muajit shkurt kur dogji edhe mandadet e deputetëve.
Protesta fillon në orën 19:00 përpara godinës së kryeministrisë, me mesazhin e njëjtë, largimin e Edi Ramës.
Ky organizim vjen një ditë pasi Partia Socialiste çeli zyrtarisht fushatën elektorale për zgjedhjet e 30 qershorit.
Po ashtu, përkon në të njëjtën ditë me vizitën e Skretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO, Jens Stoltenberg do të zhvillojë sot një vizitë disaorëshe në Tiranë. Ai do të mberrije pas mesdite në aeroportin “Nënë Tereza”, ku do të pritet nga Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka. Ndalesa e pare do të jete në Kryeministri, ku do te pritet nga kryeministri Rama, shoqëruar me takim dypalësh dhe një konferencë të shkurtër për shtyp. Më pas Sekretari Stoltenberg do të zhvillojë një takim dypalësh në Presidencë. Pas këtij takimi, ai do te largohet nga Tirana për të udhetuar drejt Maqedonisë.
Sekretari Stoltenberg do të qëndrojë vetëm pak orë në kryeqytet. Vizita e sekretarit të NATO-s vjen në një kohë kur klima politike në vend është e tensionuar, ku palët kanë ngrirë dialogun dhe në vend të tij kanë instaluar kritikat dhe sulmet në distancë.
Nga njëra ana opozita shprehet se nuk do të këtë zgjedhje lokale, ndërsa maxhoranca të shtunën ka paralajmëruar se do të nisë zyrtarisht fushatën për zgjedhjet e 30 qershorit.