Kërkohet të terrorizohen protestuesit masivë nga Qarku i Gjirokastrës

Diel, 02 June 2019 10:04

Nga Tritan Shehu

Paniku apo “thirja nga origjina”, shkak i veprimeve represive?!
Kerkohet te terrorizohen protestuesit masive nga Qarku i Gjirokastres me metoda policore anti ligjore, te ngjashme me ato te diktatures.
Qytetari Asqeri Shkurta nga Ballabani, Kelcyre, u shoqerua ne Komisariatin nr 1 ne Tirane mbas protestes se 13 prillit.
Duke mos pasur asnje shkak, u detyruan ta lirojne brenda nates.
Qe nga ajo dite, cdo here qe ne Tirane organizohen protesta, ate ne menyre arbitrare e therresin reth ores 9 ne Policine e Permetit, pa mandat, thjesht per presion.
Nje veprim ky anti ligjor, policesk, i denueshem, qe sipas disa informatave nuk eshte rasti i vetem i tille, te kujton metodat e ish sigurimit te shtetit ne panik, ne fund te diktatures, perballe uraganit popullor.
Tragjike dhe komike kjo, por qe vetem forcon qendresen e shton pjesemarjen e banoreve te atij Qarku, duke u parashikuar per sot nje pjesemarje mbi 2200 protestuesish.

Modifikuar më Diel, 02 June 2019 10:58
Login to post comments