Mëngjesin e sotshëm të shumtë kanë qenë banorët e Tiranës që kanë telefonuar në emisionin e Bashkim Hoxhës.
Ata kanë shprehur pakënaqësitë e tyre ndaj kryetarit aktual të bashkisë së kryeqytetit.
Njëri prej tyre foli gjatë e gjerë.
Ai përmendi edhe protestën e djeshme duke u qarë më së shumti për numrin e lartë të taksave që u janë vënë qytetarëve.
Qytetari u shpreh se për shkak të taksave të shumta, nuk po marrin dot frymë.
Sipas telefonuesit në News 24, ata nuk dinë se ku të lënën makinat, pasi në mëngjes gjejnë dy gjoba, një nga policia bashkiake e një nga policia e rendit.
Zotëria deklaroi:
Na mbytën taksat. Na çmendi ky lali Eri me këto parkimet. Nuk dimë ku të lëmë makinën. E lë poshtë shtëpisë dhe kur zgjohem në mëngjes gjej dy gjoba; një nga policia bashkiake e një nga policia e rendit. Ajo gjoba laget në shi, e merr era, luajnë kalamajtë.
Vemi të paguajmë gjobat, na del që kemo 5 gjoba. Ku ta fus makinën unë? Në bufe? Na mbytën me gjoba. Kanë ngel pa na vun gjobë dhe me gratë në krevat.
Dolën në fillim tek Bulevardi i Ri që bëri lali Eri, në fillim s’pati asnjë kjoskë, pastaj i vunë menjëherë. Ngelën tu na vu taksa, për makinat, për ujin, 70 mijë lekë dritat, si me pas furrë buke në shtëpi, taksa për spitalet. ça mos të ngrihemi në protestë ne?”