Nënkryetari i PD-së, Edmond Spaho ka reaguar në mesnatë, pas deklaratave të ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj që akuzon opozitën për dhunë. “Sandër kimiku ka llogari të hapur me çdo shqiptar. S’ka njeri në Shqipëri që i ka dhunuar më shumë policët se sa Edi Rama, duke i kthyer në shërbim të krimit, roje dhe punonjës ngarkim shkarkimi të hashashit, heroinës dhe kokainës.
Policia që drejtohet nga të inkriminuar do të çlirohet, bashkë me gjithe popullin, nga zgjedha e krimit dhe të korruptuarit. Policia është e popullit dhe jo kundër popullit. Qeveria është e krimit kundër policisë dhe popullit të saj. Populli është në këmbë për t’i kthyer dinjitetin dhe policisë së shtetit, prandaj ne jemi me ta në krah dhe në mbrojtje të tyre.
Meqë sa herë jeni keq, kujtoni 21 janarin, komandantin e grupit të zjarrit e shpërblyet duke e bërë kandidat për kryetar bashkie”,- deklaron Spaho.