Ish-deputeti përplaset me Lleshajn te Trauma: ‘Ke mbushur spitalin me policë dhe civilë .....’

Hënë, 03 June 2019 09:02

Një situatë e tensionuar është paraqitur sonte në mbrëmje në spitalin e Traumës në Tiranë, midis ish-deputetit demokrat Bardh Spahia dhe Ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj. Në momentin që Spahia po komunikonte me median lidhur mbi gjendjen e personave të plagosur, pak më tej është futur në lidhje direkte edhe ministri i Brendshëm

Në këtë moment truprojat kanë spostuar ish-deputetin, ndërsa vëmendja e mediave është drejtuar nga ministri.

Ndërsa Lleshaj fliste për mediat, Spahia fliste pas krahëve të tij duke iu drejtuar me fjalët “Ka mbushur sptialin me policë e civila e largon mjekët e opozitën, ky është përgjegjësi kryesor”.

Ministri kërkoi që truprojat dhe policia ta largonin ish-deputetin, ndërsa Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Ardi Veliu i kujton se janë ‘live’. Policia ka larguar më pas edhe personat që thërrisnin “Rama Ik”.

Modifikuar më Hënë, 03 June 2019 09:23
Login to post comments