Basha ligjërues në Dialogun për Ballkanin Perëndimor në Berlin, marrin pjesë personalitete kryesore të CDU-së

Hënë, 03 June 2019 19:54

Kryetari i Partisw Demokratike dhe Opozitws sw Bashkuar, Lulzim Basha, do të jetë ligjërues në Dialogun për Ballkanin Perëndimor në Berlin, ku marrin pjesë edhe personalitetet kryesore të CDU-së

Angazhimi i Gjermanisë ndaj perspektivës Europiane për vendet e Ballkanit Perëndimor, zgjerimi i BE dhe strategjia politike dhe ekonomike për Ballkanin Perëndimor janë temat në qendër të Dialogut të Nivelit të Lartë që organizon Fondacioni Konrad Adenauer në bashkëpunim me Këshillin Ekonomik Gjerman në Berlin, ku po merr pjesë kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha.

Të ftuar të veçantë të këtij takimi do të jenë Presidenti i Bundestagut gjerman, Dr Wolfgang Schauble, Kryetarja e CDU, Annegret Kramp-Karrenbauer si dhe Komisioneri i BE për Buxhetin dhe Burimet Njerëzore, Günther Oettinnger.

Një ndër referuesit kryesore në këtë konferencë do të jetë Manfred Weber – kandidati i Partisë Popullore Europiane për President të Komisionit Europian.

Joachim Bertele, zvKryekëshilltari i kancelares Angela Merkel për Politikat e Jashtme, të Sigurisë dhe Zhvillimit, do të hapë punimet e Dialogut 2 ditor me një prej temave më të rëndësishme, Procesi i Berlinit dhe përtej: Angazhimi i Gjermanisë për perspektivën europiane të Ballkanit Perëndimor.

Në konferencën dy ditore janë angazhuar personalitete të larta të politikës, ekonomisë dhe diplomacisë gjermane.

Ndër referuesit që kontribojnë në këtë Konferencë janë Peter Altmaier - Ministri Federal për Ekonomi dhe Energjetikë, Jens Spahn - Ministri Federal i Shëndetësisë, Cem Özdemir - Kryetar i Komisionit për Transport dhe Infrastrukturë Dixhitale në Bundestag dhe Thomas Bareiss, Sekretar Shteti i Parlamentit në Ministrinë Federale Gjermane për Çështje Ekonomike dhe Energjetikën.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, është një ndër kontribuesit kryesorë në panelin e veçantë për të diskutuar së bashku me anëtarë të grupit parlamentar CDU/CSU sfidat dhe mundësitë lidhur me procesin e integrimit te Shqipërisë ne BE si interesi më madhor i çdo qytetari shqiptar.

Në qendër të diskutimeve me personalitetet e larta nga politika dhe industria gjermane është edhe intensifikimi i bashkëpunimit politik dhe ekonomik me Gjermaninë dhe parashtrimi i planit të Partisë Demokratike për zhvillimin ekonomik të vendit e në veçanti thithja e investimeve gjermane, bazuar në programin ekonomik të hartuar me mbështetjen e Fondacionit Konrad Adenauer dhe ekspertëve ekonomikë të Unionit Kristian-Demokrat Gjerman CDU.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...