Në jetën e tij nuk bëhet fjalë për një rast akademik apo për ndonjë studiues që i ka rënë koka mbi libra dhe Edi Rama përveç topit të basketbollit pa ndonjë kosh e di mirë këtë gjë. Me përjashtim të gjatësisë që ta jep zoti, në rrethet e kulturës dhe dijes reale është ndjerë gjithmonë inferior. Edhe pse ka tentuar të shkruaj, edhe pse ka tentuar të shkarravisë edhe pse ka tentuar çdo gjë që nga fjalori më i ulët më ordiner në ministri dhe bashki, sërish nuk e ka fshehur dot faktin e të qenit mediokër në rrethin ku donte dhe përpiqej të hynte, e kjo e ka bërë të ndihet inferior dhe është munduar ta fsheh pas të ashtuquajturit anarkist. As fjalori ordiner, as mosqullosja, asgjë në jetë si profesion të qenurit hiq asgjëkundi, qoftë si dije, qoftë si nivel akademik, qoftë dhe nga fjalori që dita-ditës e zbulon si një njeri të palexuar.
Të gjithë këto ju volitën një fondacioni privat dhe kreut të të dyshuar disa çështje të veta private në një cep të Ballkanit. Dhe pavarësisht ku e bëri propozimin kreu i fondacionit privat, mendoi që një prerje e tillë njerëzore pa limite në banalitete urrejtje, fyerje, pa fantazi që buron nga dijet dhe leximi, më pak makeap perëndimor, që do ti shijonin ca tipa “interesant” nëpër Europë mund të shitej kjo markë e vjetër, por e paketuar bukur, si një markë e re.
Në ambientin primitiv të politikës shqiptare do të duhej një prurje si ky, që po ta rrethoje me kllonua mediokër, inferiro, injorant dhe kriminel, sigurisht që ky dilte tjetër gjë. Por filozofia do të ishte e njëjtë. Do të shitej si marke e re, do të grumbullonte të njëjtën prerje rreth vetes dhe shiko çfarë kemi sot.
U shit si një dijetar me 17 shkolla për 3 muaj dhe na vjen ministër i jashtëm një cunak i cili qe në dijet e para që çdo shqiptar i di që 6 vjeç, ky rezultoi të ishte po i stilit mediokër dhe inferior. Shikojmë klounin që ka për shije trafikant droge Taulant Ballën, që vet prezenca e tij është një fyerje për çdo grup Parlamentar nëse do ta kishte në krye, shikojmë kryetarin e bashkisë Tiranë që është vetëm një konkubinë elektronike, një falsifikues diplomash dhe duhet të shkojë të vrasja e Ardit Gjokaljt që të kuptohet që bën ndonjë punë. ADN e parë e sektit të Rilindjes është kjo, një aleancë mediokrish inferiorë.
Më pas ky përzierjeje sigurisht që nuk ka as njollojë droge tjetër, përveçse asaj të krimit të drogës, kokainës, të instalimit të fabrikave të saj të PPP të famshme ku 2 km rrugë bëjnë 42 milionë euro, apo 17 km rrugë bëjnë 296 milionë euro dhe në fund kur t’i kërkon të ngresh krye kemi kërcënimin më thyerje koke pas murit. Vetëm, 28 vjet kanë kaluar por shqiptarëve u duhet të kujtojnë ndonjë gjë kjo thurje e kokës pas murit. Besojmë se kanë memorie. Redaksionale