Paloka: Protestën e 8 qershorit do ta vendosë populli

E Enjte, 06 June 2019 21:01

Nga studio e Ora News, nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka, tha se protesta e datës 8 qershor që do të mbajë opozita do të jetë në dorë të popullit, pasi do të jetë populli që do vendosë se si do të jetë.

 “Nga dje duhet të ishin të gjithë në pranga nga drejtori i Ujësjellësit te Edi Rama, Se deputetët i vendos Rama, nuk i vendos dikush tjetër. Favorin Avdylajve për Ndranxhin ia ka bërë Rama. Rama duhet të dorëzohet të shkojë para drejtësië.  Ai shkon më Cërrik dhe kërcënon opozitën. Këtu dalin skandale njëri pas tjetrit, ku duhet hapur që të gjithë krimet elektorale janë konsumuar  nga funksionarë të Rilindjes. Kurse Rama thotë do shkojnë në burg ata që na ndalojnë të bëjmë krimin e radhës elektoral. Po ç’ti monitorosh këtyre zgjedhjeve. Ne e kërkuam pjesëmarrjen në KZAZ që të faktonim krimin elektoral. KQZ ka shkelur Kushtetutën, ata janë në shërbim të Ramës.

Për mua protestat kanë qenë që të gjitha më paqësore të mundshme. Dhuna ka qenë në krahun tjetër në shpërpjestim absolut me çfarë ka bërë pala tjetër.

Protesta do ta vendosin qytetarët. Dhe ju ftoj të gjithëve hajdeni ta shikojmë, Ftoj gazetarët ta faktojnë me gjithçka”, tha Paloka.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...