Astrit Avdylaj, si kryeministër plotësues

E Enjte, 06 June 2019 21:20

Nga përgjimet e dalë mes bandave të narkotrafikut dhe eksponentëve të lartë të PS-së, përfshirë kryetar të bashkive Durrës e Shijak, deputet e kryetar degë të PS-së, lexohet qartë se kanali  i komunikimit nuk shkon deri tek marrësi Vangjush Dako. Çentralisti këtu është Edi Rama. Janë disa pasazhe të  lexuara në mënyrë mekanike në bisedën që bën Astrit Avdylaj me eksponentë të PS-së. Kështu, nga këndi psikokologjik, Astrit Avdylat në gjithë bisedat e tij na rrëfen për një lidhje intime me Ramën. Fjalitë terë patos se “eee u kënaqe me Ramën” apo “ti japim një 10 me 0 qe dhe Rama të habitet” tregojnë se Astriti ka një njohje intime me të dhe burimin e kësaj “Omerta”-je që është vjedhja e votive. Pra, Astriti na tregon se ka një porosi për të vjedhur zgjedhjet nga Rama, por për t;I bërë qejfin këtij dhe duke pasur dy bashki me vete, kërkon t’i dorëzojë Ramës si tribute një fitore 10 me 0.

Por, Astrit Avdylaj, në cdo fjali e porosi që shkemben me eksponentë të PS-së duket se nuk ka profilin e një ushtari të thjeshtë. Jo, ai shfaqet me atributet të plota të një kryeministri.  Fundja, porositë dhe “kompetencat” që ai ushtron janë të një tagri kryeministror dhe nuk do të vërenin asnjë ndryshim nëse në vend të Astrit Avdylaj do të ishte Rama.  Pra, ai nga bisedat e tij na tregon se ka pushtetin të heq gjoba e ve gjoba, të largojë punonjës nga administrate, të kontrollojë dhe përdorë si bedel kryetarët e bashkive dhe si për të provuar që mban në dorë të njëjtin skeptër si Rama, vendos emra deputetësh në listën e  PS-së.

Ky është konteksti ku duhet thelluar leximi i atyre përgjimeve, pra se Astrit Avdylaj vepron si kryeministër plotësues e jo si një bandit. Banditët veprojnë rrugëve, qosheve, skutave ndërsa Astriti na shfaqet si kryeministër, me një omnipotencë që gjynjëzon kryetar bashkish e deputetë në atë masë saqë para tij, sic na tregojnë përgjimet, ata janë thjesht një Elisë Spiropali. Kjo është arsyeja që Rama u shfaq në Floq të Korcës me puture të mbushura dhe me këmbë që i paralazoheshin nga dridhjet, sepse përgjimet e Astrit Avdylaj dhe ato që do të pasojnë përbëjnë epitafin e qeverisjes së tij kriminale.

Modifikuar më E Enjte, 06 June 2019 22:39
Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...