Berisha komenton shkrimin e EuroAktiv: “Shqipëria, delja e zeze e Europes”!

Premte, 07 June 2019 22:07

Nga Sali Berisha/

“Delja e zeze e Europes”!, e cilesoi sot Shqiperine media e Brukselit “Euroaktiv”

Hapja e negociatave/ 'Euroaktiv': Shqipëria, “delja e zezë” e Europës

Në një artikull të “Euroactiv”, kushtuar zgjerimit të BE-së, shkruhet se pikërisht kjo çështje është bërë një “patate e nxehtë” për Brukselin.
Sipas artikullshkruesit, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria, morën formalisht rekomandimin për të hapur bisedat e pranimit, por “Shqipëria duket të jetë delja e zezë e duetit” :Zgjerimi i BE-së është bërë një ‘patate e nxehtë’ për Brukselin dhe për shtetet anëtare. EURACTIV e trajtoi këtë çështje në një debat të martën (5 qershor), ku diplomatët dhe gazetarët folën lirshëm për ngurrimin e perceptuar të disa shteteve anëtare për pranimin e vendeve të reja dhe për pengesat ekzistuese të brendshme.

Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria të dy morën rekomandim për të hapur bisedimet e pranimit dhe për të kapur fqinjët e tyre veriore. Megjithatë, Shqipëria duket të jetë delja e zezë e duetit”, shkruan portali.
Ndërsa ndalen tek anëtarët e BE që janë më të kujdesshëm ndaj zgjerimit, Euroactiv shkruan se, në fakt, me më shumë rezerva shihet Shqipëria, se sa Maqedoninë e Veriut.
“Javën e kaluar, Komisioni Europian formalisht rekomandoi që Maqedonia e Veriut, si dhe Shqipëria, të fillojnë negociatat për t’u bashkuar me bllokun, duke thënë se Shkupi është gati për bisedime dhe ka bërë “përparim thelbësor në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”, lexohet ndër të tjera në artikull.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...