Mashtrimi i Spiropalit me Studimet!
Elisa Spiropali, njesoj si Erion Veliaj, deri ne 2017 pretendonte se kishte mbaruar nje Master ne Politiken Europiane Ekonomike ne Universitetin e Sussex-it. Po te shikosh edhe raportin vjetor te Fondacionit Soros (sponsorizues i programeve te ashtuquajtura master) te vitit 2007, “konfirmohet” se Elisa Spiropali ka mbaruar studimet Master ne Sussex, por ne Politiken Europiane (jo ekonomike). Po si qendron e verteta? Ne fakt, ajo nuk ka mbaruar asnje master ne Universitetin e Sussex-it. Po te lexoni dhe CV-ne e publikuar se fundmi ne faqen e kryeministrise pas protestes se studenteve, Elisa Spiropali e ka hequr termin master nga CV-ja e saj.
Pyetja qe lind eshte: me cfare masteri eshte regjistruar Elisa Spiropali per Doktorature? Sipas CV-se qe Spiropali ka dorezuar si kandidate per deputete ne 2017, tregon se eshte kandidate per doktor shkencash ne UT, Fakulteti i Historise*. Ka dorezuar dhe Elisa nje diplome te Sussexit pa vule? Nese po, a duhet Spiropali te hetohet nga organet perkatese per mashtrim?