Kryeministri Rama ka anuluar takimin elektoral të parashikuar për sot në orën 18.00 në Kamëz. Kjo ka ardhur direkt pas takimit të tij me ambasadorët e BE-së. Ndryshe nga takimi i djeshem i tij në Burrel, Rama sot anuloi takimin në Kamëz. Kandidati për kryetar bashkie i PS-së, Rakip Suli, shkroi dy mesazhe për mbështetësit e tij, në njërin thuhej se e shtynte me një orë takimin, për shkak të vapës, dhe në tjetrin e anulonte fare për shkak të ndryshimit të axhendës së kryeministrit. Por as njëra e as tjera nuk qëndrojnë. Edi Rama e anuloi takmiin e tij në Kamëz sepse nuk ka më kurajë të dalë para elektoratit, qoftë ky edhe i majtë. Në një kohë kur Presidenti e ka anuluar datën 30 qershor, Rama nuk mund të bëjë të paditurin dhe nuk mund t’u japë përgigje pyeytjeve që ka populli. Thjesht ai do të shfrytëzonte rastin për të vjellë gjithë vrerin e tij për presidentin dhe të gjithë ata që i prishën planet për hegjemoni. Rama nuk ka më as forcën e as mundësinë të ndryshojë gjërat. Tashmë e ka humbur cdo mundësi dhe vetëm dorëzimi I tij është rruga e vetme.
Rama nuk shkon në takimin e paralajmeruar për orën 18, duke shënuar njëherësh tërheqjen e tij të parë, që do të pasohet, me siguri, me të tjera tërheqje, deri në tërheqjen e tij përfundimtare!