OSBE për krizën: Mund të thellohet, respektoni institucionet kushtetuese, gjeni kompromisin

Tuesday, 11 June 2019 09:06

Miroslav Lajcak, kreu i OSBE-së dhe njëkohësisht ministri i Jashtëm i Sllovakisë, ka folur ditën e sotme në lidhje për krizën politike në Shqipëri.

Lajcak, i cili javën e kaluar ishte për vizitë në Tiranë, është shprehur se zhvillimet e fundit politikë mund të thellojnë më shumë krizën politike në vendin tonë.

Kreu i OSBE-së u bëri thirrje palëve politike që të respektojnë ligjet si dhe të respektojnë kompetencat e institucioneve.

“Të tregojnë vetëpërmbajtje dhe respekt për ligjet në fuqi, rolet kushtetuese dhe institucionet demokratike”.

Lajcak theksoi se politika shqiptare duhet të respektojë të drejtën e popullit për të votuar, ashtu siç parashikohet në legjislacionin e vendit tonë.

Ai u shpreh i bindur se palët politike shqiptare do e gjejnë vetë zgjidhjen e krizës politike.

 “Politika shqiptare do ta gjej vetë zgjidhjen, brenda kuadrit legjislativ dhe kushtetues, duke i mundësuar vendit  që të fokusohet në sfidat e rëndësishme për të”.

Deklarata e plotë Lajçák, për zhvillimet në Shqipëri

Kryetari i Radhës i OSBE-së, Ministri i Jashtëm dhe për Çështjet Evropiane i Sllovakisë, Miroslav Lajčák, shprehu sot shqetësimin e tij lidhur me zhvillimet më të fundit në Shqipëri, të cilat mund të thellojnë më tej krizën politike dhe të çojnë në ndalimin e funksionimit të institucioneve shtetërore. Kryetari i Radhës u bëri thirrje udhëheqësve politikë të tregojnë vetëpërmbajtje dhe të respektojnë legjislacionin në fuqi, si edhe rolet kushtetuese të institucioneve demokratike përkatëse. Ai theksoi pritshmërinë e tij se udhëheqësit do të veprojnë në përputhje me parimet demokratike dhe do të respektojnë të drejtën e qytetarëve për të votuar për përfaqësuesit e tyre, brenda kufijve kohorë të vendosur nga kuadri ligjor shqiptar. Gjithashtu, ai shprehu besimin e tij se Shqipëria është e aftë ta trajtojë vetë situatën, brenda kornizës së saj kushtetuese dhe ligjore, dhe se do të gjejë një zgjidhje, e cila do t’i mundësojë vendit të përqendrohet në sfidat e rëndësishme për qytetarët e Shqipërisë./

Modifikuar më Tuesday, 11 June 2019 11:33
Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...