Aksioni i opozitës, PD mbledh sot Këshillin Kombëtar

Tuesday, 11 June 2019 09:22

Pas mbledhjes së djeshme të Kryesisë, Partia Demokratike vendosi t’i propozojë Këshillit Kombëtar krijimin e Aleancës Qytetare për Mbrojtjen e Demokracisë në 61 bashkitë e vendit. Bëhet e ditur se selia blu ka vendosur të thërrasë këtë të martë, në orën 18:00, mbledhjen e Këshillit Kombëtar, për të diskutuar thellësisht mbi aksionet e radhës së opozitës, e cila ka theksuar se largimi i kryeministrit Edi Rama është kushti i panegociueshëm.

Sipas PD-së, Aleanca Qytetare do të synojë bashkimin intelektual dhe qytetar, me qëllim ndërgjegjësimin mbarëkombëtar për rrezikun që i kanoset rendit demokratik. “Kryesia e Partisë Demokratike vendosi që t’i propozojë Këshillit Kombëtar të PDSH-së, angazhimin e strukturave të Partisë Demokratike dhe të Opozitës së Bashkuar në 61 Bashkitë e vendit për krijimin e Aleancës Qytetare për Mbrojtjen e Demokracisë.

Kjo Aleancë do të krijohet si bashkim qytetar dhe intelektual, që do të ndërgjegjësojë qytetarët për rrezikun që po i kanoset demokracisë në vend dhe marrjen e të gjitha masave për të mbrojtur rendin demokratik dhe kushtetues”- theksoi dje Kryesia e PD. Kreu i PD-së, Lulzim Basha ripërsëriti faktin se nuk do të bëhet pjesë e pazareve politike, ndërsa tha se do të vijojë të jetë në krye të betejës për ta çliruar Shqipërinë nga “kthetrat” e Edi Ramës.

Modifikuar më Tuesday, 11 June 2019 11:32
Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...