Rama, kryedestabilizuesi i vendit

Tuesday, 11 June 2019 14:47

Kryeministri Rama është personi që u ka hapur luftë të gjithëve. Njeriu që nuk rron dot pa qenë në qendër të vëmendjes, pavarësisht kostos së lartë. Ky njeri mitoman, delirant, nuk rri një çast të vetëm pa krijuar konflikte, dhe ajo që ai di të bëjë më mirë, përveç vjedhjes, kuptohet, është të ndezë konflikte, të shkatërrojë institucionet e t’i vejë ato në varësi të tij. Më kot mundohet që të krijojë alibinë se e gjithë kriza erdhi nga opozita, por të gijthë e dinë mirë se ai është vetë frymëzuesi, ideatori dhe drejtuesi i gjithë kësaj situate kaotike në vend, pse jo të rrezikshme. I pangopur me pushtet, para e vëmendje, Rama i hapi luftë Presidentit Meta, që i vuri fre grykësisë së tij për karrige, për të kapur sa të mundte të gjitha pushtetet, pasi ka zënë në dorë gjykatat e drejtësinë, parlamentin dhe një pjesë të mirë të mediave.

Ky njeri i hapi luftë Gjermrainsë dhe gjithë faktorit ndërkombëtar që është kundër tij, pasi e kanë faktuar hapur se ai është kryegangsteri që qeveris me bandën e tij të krimit e drogës. Rama sulmon mediat e pavaruara, sulmon deputetë e individë që janë kundër tij. Dhe gjithçka e bën për karrigen e tij, për egon e tij. Çdo lëvizje, çdo takim apo çdo dalje e tij publike bëhet për t’i hedhur hi syve popullit, faktorit ndërkombëtar, që të krijojë iluzionin se ai është “Mesia” e se vetëm ai di të qeverisë, kur është krejt e kundërta, se kaosi, kriza e degjenrimi i situatës vjen vetëm prej tij, si kryedestabilizuesi i vendit, që është peng i egos, karriges, krimimit që e mban ende në pushtet.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...