Vendimi i parlamentit të Holandës për rikthimin e regjimit të vizave me Shqipërinë ka nxitur dhe vete të tjera në Europë, pjesë e BE ose jo, që të kërkojnë rishikimin e procedurave për qytetarët shqiptarë.
Në mediat e Zvicrës këto ditë kanë mjaft reagime publike që kërkojnë që ky vend të ndjek shembullin e Holandës, për të frenuar sipas tyre, kriminalitetin që vjen nga komuniteti shqiptar. Një zyrtar i Këshillit Kombëtar të Zvicrës ka kërkuar që institucionet e këtij shteti të kërkojnë rikthimin e vizave për shqiptarët.
Edhe pse nuk është anëtare e BE, Zvicra është në zonën Shengen të lëvizjes së lirë të qytetarëve. Politikani zvicerian Lorenco Quadri thotë se kërkesa e Holandës i intereson dhe Zvicrës, pasi ky vend është pjesë e zonës Shengen.
Por veç Zvicrës kërkesa e Holandës është pasqyruar gjerësisht dhe ne median franceze. Një numër i madh mediash të këtij vendi shkruajnë se kërkesa e Holandës është një mënyrë e mirë për të frenuar kriminalitetin dhe trafiqet, që sipas tyre, vijnë nga emigrantët shqiptarë.