Banda e Rilindjes mbylli misionin: Shqipëria jashtë BE-së

E mërkurë, 12 June 2019 18:58

Jo më larg se dje u njoftua lajmi se Holanda i ka thënë po hapjes së negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe jo Shqipërisë.

Sipas Këshillit të Çështjeve të Brendshme dhe Këshillit të Punëve të Jashtme të Parlame4ntit holandez u konstatua se sipas qeverisë holandeze Shqipëria nuk po arrin rezultate të prekshme në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Dhe shton se Shqipëria nuk i ka plotësuar kushtet e nevojshme.

Nuk është kënaqësi t’i shkruash këto rreshta. Është e trishtueshme, është e dhimbshme por e logjikshme.

Banda e Rilindjes pasi shpopulloi Shqipërinë me mbi 600 mijë shqiptarë të larguar, pasi kanabizoi gjithë vendin me një turnover prej 9 miliardë eurosh, pasi shpiku formën e ‘lezetshme’ PPP për të vjedhur hapur në sasi të mëdha, pasi e ktheu në një maskaradë dhe luftë klasash reformën në drejtësi, pasi e zhbëri shtetin dhe e ktheu në një skelet të copëtuar, pasi e eliminoi Gjykatën Kushtetuese dhe atë të Lartë që t’i kishte duart e lira për të kapur institucionet, pasi veshi me kostum dhe kollare në Parlament 20 kriminelë, pasi shiti Shqipërinë dhe tentoi edhe Kosovën në një fondacion privat përmbylli misionin me sukses duke ndërprerë rrugën e Shqipërisë drejt Evropës.

Përfaqësuesi i kanaleve më të zeza të krimit në Shqipëri, të politikës së vjetër të pudrosur me makeup modern bëri në 6 vite atë që Enver Hoxhës iu desh për 50 vite.

Modifikuar më E Enjte, 13 June 2019 12:17
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...