Psikiatri analizon gjendjen e Ramës/ Frika e humbjes së gjithçkaje....

E Enjte, 13 June 2019 13:53

Nga Gentian Çala

KM u stërzgjat për dhjetra minuta në një fjalim në seancën e sotme, ku binin në sy sulmet personale dhe një “komplot” kundër tij, i përgatitur sipas tij nga dyshja Berisha-Meta.

KM duket mjaft keq dhe aludimet e tij flasin për dikë që ekuilibrin psiqik tashmë e ka të humbur. Madje ai projektonte te figura e Metës thuajse të njëjtat problematika që ka shfaqur vetë prej momentit që është në politikë.

Unë do të thoja se tashmë ai është një aktor politik jo vetëm i rrezikshëm, por tërësisht i pabesueshëm. Nuk e kuptoj se si ata që janë rreth tij, nuk arrijnë të dallojnë sindromin paranoid te ai?

Frika e humbjes së gjithçkaje, po e bën të jetë i tillë dhe mungesa e çdo zëri kundërshtues apo të arsyeshëm brenda mazhorancës, të jep të kuptosh se tashmë ky grupim politik ka humbur busullën e arsyes dhe po ndjek intuitën, irracionalen.

Përpjekja për të etiketuar çdo kundërshtar politik, madje edhe kur ata janë në kupolën e shtetit, tregon shumë për etikën, emancipimin politik, por edhe për gjendjen e ekuilibrit mendor. Mungesa e gatishmërisë për gjetjen e zgjidhjes gjithashtu flet për mungesën e fleksibilitetit emocional dhe kognitiv.

Tashmë gjithkund ka armiq, brenda fantazive të KM-së, por duket se armiku më i madh është vetë ai. Ai e ka të vështirë të pranojë realitetin e shëmtuar dhe ka krijuar një realitet të vetin brenda mëndjes së tij.

Si mund të shpjegohet ndryshe fraza që u thonte bashkëpunëtorëve të tij se “ngado që po shkoj nuk po shoh një të varfër”, kur Shqipëria sot është plot me të tillë?!

Image

Login to post comments