Financime ruse për Partinë Demokratike? Basha i përgjigjet Ramës dhe tregon “lidhjet” e tij.

E Enjte, 13 June 2019 15:34

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u përgjigjet akuzave të kryeministrit Edi Rama për financime ruse për Partinë Demokratike, duke theksuar se njeriu që po vë në jetë skenarët e destabilizimit është pikërisht ai që ka bërë njësh shtetin me krimin.

basha seli

Basha tha gjithashtu se kryeministri Rama bashkë me Presidentin e Serbisë Vuçiç dhe mbështetës të tjerë duke nënkuptuar Presidentin e Kosovës deshën të destabilizojnë rajonin për problemet e tyre.

“Cili është presidenti më pro-rus në Ballkan? Republika e Serbisë? Cili është Presidenti i Serbisë? Aleksandër Vuçiç, i cili e konsideron Putinin vëllain e madh. Cila është marrëdhënia midis Edi Ramës dhe Vuçiçit? Është marrëdhënia që çoi deri në tentativën e çmendur për të destabilizuar Ballkanin, për të ndryshuar kufijtë, për të copëtuar Kosovës për të tërhequr vëmendjen nga kriza politike që Edi Rama ka në Shqipëri dhe disa nga problemet që protagonistët kanë në shoqëritë e tyre.

Nëse ka një skenar rus në Shqipëri? Zbatuesi e ka emrin Edi, Astrit, Rama Avdylaj. Nuk ka investim më të madhe për të destabilizuar Shqipërinë, se të shkrish shtetin njësh me krimin. Të tjerat janë broçkulla, të paguara me paratë tuaja, dhjetëra milionë euro”, tha Basha.

Login to post comments