Prokuroria merr nen hetim Bashen. E therret më 17 qershor dhe urdheron shoqerim me force nese..

E Enjte, 13 June 2019 17:38

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha zyrtarisht është i pandehur nga prokuroria e Tiranes. Liderit opozitar së bashku me ish-sekretarin e përgjithshëm të PD-së, Arben Ristani, por edhe Ilir Dervishit u është dërguar ditën e djeshme një fletë-thirrje për t'u paraqitur ditën e hënë në prokurorinë e Tiranës ku do u komunikohet edhe zyrtarisht akuza që është ngritur kundër tyre.
Shkresën e është firmosur nga prokurorët e çështjes Ervin Karanxha, Gjergji Tako dhe Kole Hysenaj, ku theksohet se nëse Basha së bashku me Ristanin dhe Dervishin nuk paraqiten ditën e hënë në prokurori do të bëhet shoqërimi i detyrueshëm. Vendimi i prokurorisë kryeqytetit vjen pas letër-porosisë nga SHBA. Lulzim Basha akuzohet se ka fshehur financimin prej 650 mijë dollarë në SHBA për fushatën e elektorale të vitit 2017. Pak muaj më parë, prokuroria deklaronte se njëra nga këto pagesa rezulton të jetë bërë nga "Biniatta Trade".

Login to post comments