Pak minuta më parë u njoftua se do të thirret në cilësinë e të pandehurit kryetari i Partisë Demokratike dhe lideri i opozitës Lulzim Basha. Është në fakt jo lajm. Po të shohim dhe të rikthehemi në kohë mënyrën se si u zgjodh kryeprokurore e zgjedhura e Ulsi Manjës, është një moment i trashtë dhe i rëndë për pushtetin e drejtësisë në Shqipëri. Ishte një goditje që ju dha ndarjes së pushteteve, por ishte edhe akti i parë që i nxori bojën maskaradës me emrin reformë në Drejtësi. Vazhdimin e historisë e dimë të gjithë, e gjithë sjellja e Arta Markut ka patur në fakt, pamjen e parametrit të saj profesional, njerëzor ku mbizotëron, kompleksi i thellë i inferioritetit që të çon në një përulje dhe shërbesë në kufijtë e neverisë ndaj pronarit.
Por gjuha ën rastin e akuzës konkrete është e rëndë. Lideri i opozitës do të merret si i pandehur dhe në qoftë se nuk paraqitet do të merret me forcë.
Prapë nëse kthehemi pak në kohë, kësaj kryeprokurore i shkon përshtat narko prokurore. Bashkë me modelin e saj të ngjashëm, shoqen Donika Prela janë kthyer në dy piceta me të cilët Rilindja dhe banditët e saj nga dibran ë Vlorë, nga Elbasani ën Fier, nga Shkodra në Sarandë dhe kryesisht ata ën Tiranë, fshijnë pluhurin e kokainës në hundë. Dy shoqet e ngushta janë bërë barrierë e fuqishme për të mbrojtur trafikantë dhe banditë të veshur me armani që blejnë zgjedhjet me lekët e drogës.
Por duhet theksuar një çështje tjetër që anashkalohet. Një shërbëtor i Ramës dhe i Rilindjes që i jepet emri analist, më lehtë se tesera e PS, e ka hedhur më parë tezën gjoja si lajm, por në fakt ishte kërcënim për ca letër-porosi.
Është mirë që këto letër-porositë të zbatohen dhe për ato shifrat 80 mi9jë dollarë, kur ndonjërit i pëlqen të bëhet gruaja e dikujt në një fushatë presidenciale vetëm për një fotografi.
Sa për tërheqjen zvarrë të opozitës dhe liderit e saj është mirë që dy shoqet e ngushta të mos “lehin” sa herë që hap gojën kryetari i bandës së rilindjes.
Për dosjen 339 dhe 184 kur e vërteta të shpaloset siç duhet, Kodi Penal ka nen të veçantë edhe për mosveprimin.