Presidenti i Republikës Ilir Meta i ka shprehur një mirënjohje të thellë, qytetarëve që dhurojnë gjak vullnetarisht, në një ditë ditë të njohur botërisht si kjo e sotmja, kushtuar dhurimit vullnetar të gjakut.
Meta shkruan në Fb: “Mirënjohje e falënderim të veçantë për kontributin jetik të dhuruesve vullnetarë të gjakut, të cilët me një ndjenjë të lartë përgjegjshmërie sociale, humanizmi e solidariteti i janë bashkuar kësaj kauze humane për shpëtimin e jetëve të njerëzve.
Krenar që Dita Botërore e Dhuruesve të Gjakut, na gjen në një Aleancë gjithëpërfshirësve që bashkon sot qindra të rinj e të reja që duan të japin një zgjidhje të shpejtë e të qëndrueshme plotësimit të kërkesave për gjak.
Falenderoj Kryqin e Kuq Shqiptar, pjesë e organizatës më të vjetër humanitare në botë, që punon me përkushtim për këtë kauzë dhe në ndihmë të njerëzve në nevojë.”