Edhe bashkia më e madhe në veri të vendit, Shkodra ka kërkuar lirimin e ambienteve të zëna nga ana e KZAZ-ve për zgjedhjet e 30 qershorit.
Kryebashkiakja e Shkodrës Voltana Ademi i ka dërguar KQZ-së tre kërkesa për lirimin e ambienteve të zëna nga ana e KZAZ-ve.
Gjithashtu Ademi ka kërkuar edhe heqjen e listave të zgjedhësve që janë shpallur në ambientet e institucioneve parashkollore.
Deri më tani janë bërë kërkesa nga disa bashki në veri dhe jug të vendit, pas dekretit të presidentit Ilir Meta që shtyn zgjedhjet e 30 qershorit.