Ish-deputeti Xhemal Gjunkshi mesazh Ramës: Le të guxojë të shkelë sërish në Dibër, e të provojë ç’e gjen

Premte, 14 June 2019 19:57

Ish deputeti demokrat i qarkut Dibër, Xhemal Gjunkshi u shpreh se me 30 qershor nuk do të lejohet asnjë kuti votimi për t’u zhvilluar procesi zgjedhor në qarkun e Dibrës.

“Jemi në një situatë të një demokracie të rënë dhe në një situatë të një grushti shteti, ku kryeministri Edi Rama po kërkon një përplasje të qytetarëve jo vetëm në qarkun e Dibrës po në të gjithë vendin. Jemi në kushtet kur presidenti i Republikës me dekret ka ç’dekretuar datën e zgjedhjeve, i cili me këtë akt po mbron vendin nga lufta civile. PD e Dibrës dhe mbështetësit e saj janë kundër këtij veprimi te çmenduar të kryeministrit Rama. Ai ishte të dielën e 9 qershorit në Dibër, por le të guxojë të shkelë edhe njëherë në Dibër e të provojë se çfarë e gjen..”, u shpreh Gjunkshi.
Ish deputeti i qarkut Diber Xhemal Gjunkshi foli edhe për dosjen 184 të shitblerjen e votave në Dibër. Për këtë ai deklaron se i ka kërkuar Prokurorisë së krimeve të rënda hetimin e shpejtë dhe të plotë të kësaj dosje për të zbardhur krimin elektoral që përmban dosja 184.

Login to post comments