Protestuan kundër Ramës, tre korçarë nën hetim

Diel, 16 June 2019 12:10

Procedohen penalisht 3 shtetas për veprat penale ‘Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik’, ‘Goditjet për shkak të detyrës’ dhe ‘Prishja e qetësisë publike’.

Policia e Korçës, bazuar në pamjet filmike dhe raportet e shërbimit, të protestës së zhvilluar në datë 15.06.2019 në vendin e quajtur ‘Kthesa e Cangonjit’, filloi procedimin penal ndaj shtetasve M. H., 34 vjeç, S. S., 34 vjeç dhe E. L., 37 vjeç, banues në Korçë.

Këta shtetas në momentin kur ka kaluar eskorta e Kryeministrit, kanë kundërshtuar punonjësit e policisë, duke hedhur në drejtim të tyre sende të forta si dhe kanë prishur rendin dhe qetësinë publike.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme.

Login to post comments