Gazetari dhe satiristi Agim Xhafka shkruan në Facebook se në fund të kësaj situate Edi Rama do të shkojë me barelë në pavion.
Duke bërë një krahasim me garat e 100 metrave, Xhafka shkruan se në çdo nisje të keqe, gjyqtari anulon garën, për ta nisur nga fillimi.
Keni parë në olimpiada botërore garat e 100 metrave?
Shumë emocionuese.
Shkrepet sinjali me pistoletë dhe go të gjithë.
Por jo rrallë gjyqtari shkrep dy herë. Pra nisja anulohet.
Kthehen atletët te vendet e tyre dhe presin sinjalin e ri.
Të qe Rama në këtë garë nuk e pirdhte fare anulimin.
Vazhdonte vetë vrapin, priste triumfator shiritin në fund e donte medalje se s’bën.
Grindej e bënte zallamahi me të gjithë deri sa...vinte një ambulancë, e merrte me barelë, e rehatonte në ndonjë pavion.