Ekspertët thonë se Shqipëria kërkon të mbetet e ‘ngjitur’ pas Maqedonisë në rrugën për nisjen e negociatave, duke shpresuar që të favorizohet bashkë me të. Por fqinji ynë insiston të ndahet nga Shqipëria pasi ajo po e mban peng pasi Maqedonia e Veriut i ka përmbushur kushtet Këto ditë në median e huaj ka zënë vend një term, i quajtur ‘decouplage’ (veçim).
Ai i referohet thirrjeve që po bëhen nga media dhe politikanë të ndryshëm që rrugët e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut të ndahen kur bie fjala tek vlerësimi për nisjen e negociatave.
Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski tha se kjo është e vetmja mënyrë për të ecur përpara. Sipas tij, maqedonasit nuk u kërkuan shqiptarëve që të ishin bashkë atëherë kur ata mbetën mbrapa integrimit në NATO për shkak të emrit.
“Shqipëria tani është e trazuar,” tha ai. Pas kësaj deklarate, reagoi kryeministri shqiptar, Edi Rama, që i kujtoi kontributin e Shqipërisë dhe të shqiptarëve të Maqedonisë në rrugën e integrimit të këtij vendi. Madje edhe në një tubim elektoral të dielën në Pustec, Rama tha se ka folur me presidentin maqedonas dhe janë sqaruar. Se për çfarë, ai nuk e tha.
Megjithatë, ministri i Jashtëm i Maqedonisë, Nikola Dimitrov përsëriti sërish kërkesën për ndarjen nga Shqipëria në rrugën e integrimit.
Duke folur për Tages Spiegel, ai tha se kancelarja Angela Merkel u ka premtuar se Gjermania do mbështesë nisjen e negociatave në fillim të vjeshtës.
“Qëllimi ynë është që të bashkohemi në fund të vitit me Serbinë dhe Malin e Zi”, tha ai.
I pyetur nëse ndjehen peng i Shqipërisë, përshkak se ky vend ka probleme me korrupsionin dhe krimin e organizuar, kryediplomati maqedonas tha: “Do të ishte mirë për rajonin, nëse Shqipëria mund të merrte pjesë në procesin e negociatave të pranimit. Në të njëjtën kohë, procesi i pranimit mund të funksionojë vetëm nëse kandidatët gjykohen sipas meritave të tyre. Suksesi i një vendi në rajon është një nxitje për gjithë të tjerët. Në Ballkan ne kemi nevojë për një dinamikë pozitive dhe jo negative. Mosmarrëveshja e emrit me Greqinë ka humbur thuajse një gjeneratë