Ku shkel Rama ka fatkeqësi

Diel, 16 June 2019 20:36

Edi Rama erdhi në pushtet si një fatkeqësi dhe si i tillë po shpërndahet në çdo cep të Shqipërisë ku vë këmbën. Pasi ka dështuar plotësisht si kryeministër në çdo premtim që ka dhënë ndaj shqiptarëve, ky njeri siç thotë opozita një investim i krimit që nga bashkia e Tiranës i ka sjell qytetarëve vetëm fatkeqësi. E ta theksosh dhe analizosh është e kollajt pasi argumentet nuk mungojnë dhe shqiptarët janë dëshmitarët okularë ta maskaradës që Edi Rama i ka bërë këtij vendi. E sigurisht që pas mandatit të parë mori të dytin nën bekimin e krimit i cili u përkujdes të paguaj, kërcënojë dhe mbledh votat me qëllimin e vetëm që Edi Rama sikurse kërkonte ta kishte i vetëm tepsinë. Kuptohet që asgjë nuk kishte bërë nga viti 2013 në vitin 2017 dhe se me çfarë logjike dhe pa një program ekonomikë e kërkonte Rama sërish pushtetin, madje i vetëm tepsinë një zot e di. E kërkoi pasi ishte i bindur në rezultatet që do të merrte pas strukturës kriminale të vjedhjes së votave të ngritur në shkallë vendit pas eksperimentit që bëri në Dibër në zgjedhjet lokale të vitit 2016.

E kuptohet që Rama nuk po arrin dot ta zotërojë atë pushtet të pamerituar. Sot e vërtetuar katërçipërisht se i ka vjedh votat ku dy dosje ndodhen në Prokurori, përgjimet kanë dal dhe të tjera pritet të dalin nesër, Rama vazhdon të kërkoj të mbjellë fatkeqësi. Fatkeqësi në mënyrën se si qeverisë dhe kërkon të uzurpojë çdo pushtet, fatkeqësi që po tenton ta çoje shqiptarët në përplasje duke tentuar të bëj i vetëm zgjedhje, fatkeqësi dhe në pseudofushatën që po bën pasi në çdo takim që ai ka shkuar ka ndodhur një fatkeqësi si në; Korçë ra tërmeti në Librazhd un aksidentua,  apo breshëri në tjerra zona.  

Login to post comments