Kryebashkiaket e PD dhe LSI në Shkodër dhe Prrenjas, Voltana Ademi dhe Miranda Rira, duke folur për përgjimet e "BILD" lidhur me shitblerjen e votave në Dibër, thanë se kjo është një nga ditët më të rënda pas komunizmit.
Të ftuara në RTV Ora, ato thonë se përgjimet faktuan se kryearkitekti i gjithë kësaj skeme është kryeministri Rama.
Ademi: Sot është një ditë nga më të rëndat në 30 vite pas sistemit komunist. Ditë e tmerrshme, nuk është e paditur pr ta shohësh gjithë sistemin me zë, me emra, qeveri, drejtues politikanë dhe kjo e diregjuar në mënyrë perfekte, është shumë e rëndë.Kolaps i gjithë institucioneve të shtetit në prag të një vdekje morale të gjithë sistemit shoqëror, është situatë shumë e rëndë.
Rira: Kjo që dëgjuam sot është e rëndë. Kryearkitekti i gjithë masakrës së zgjedhjeve të 2017 por jo vetëm është ai që është kryeministri i shqiptarëve, Edi Rama. Jam e sigurt se nuk kemi parë gjë akoma.Nuk e di që ndonjë kryeministër në rajon të ketë këtë sjellje ndaj qytetarëve.