Negociatat/ Sot vendoset fati i Shqipërisë e Maqedonisë së Veriut, një PO për fqinjë dhe JO për ne

Tuesday, 18 June 2019 10:27

Liderët e vendeve të Bashkimit Europian do të vendosin nëse Shqipërisë dhe Maqedonisë do t’u jepet drita jeshile për hapjen e negociatave, apo do të shtyhet në një datë të dytë në vjeshtë,

Vendimi do të merret sot në Luksemburg gjatë samitit të Këshillit të Ministrave të BE-së që do të diskutojë mbi paketën e zgjerimit në Ballkanin Perëndimor. Kujtojmë që Komisioni Europian i hapi sërish dritën jeshile Shqipërisë dhe tha se vendi i ka përmbushur kushtet për hapjen e negociatave.

Por pavarësisht këtij rekomandimi, shtyrja për në vjeshtë është përmendur nga disa zyrtarë gjermanë gjatë vizitave në Shqipëri. Kjo edhe për faktin që Holanda e konsideron hapjen e negociatave aktualisht si të parakohshëme. Kujtojmë që ky shtet madje ka kërkuar nga PE-ja që të rikthejë sërish regjimin e vizave me Shqipërinë.

Qershorin e kaluar vendimi u shty pikërisht për tani pas skepticizmit të tre vendeve, Holandës, Francës dhe Danimarkës.

Modifikuar më Tuesday, 18 June 2019 13:18
Login to post comments