Nën sajesën e një forumi të rëndomte Edi Rama është munduar të fshehë arsyen e vërtetë të udhëtimit të tij në Londër. Por këtë e ka dekonspiruar Alex Soros i cili ka postuar një foto me babanë e tij, spekulantin dhe milardierin Xhorxh Soros.
Ky i fundit ishte edhe në një udhëtim sekret në Tirane ku u pikas nga burimet e SYRI.net në hotel ‘Plaza’, vizitë që kishte të bënte me presionin ndaj Edi Ramës për të rikandiduar Erion Veliajn për Tiranën.
Nuk ka më asnjë dilemë se Edi Rama është në ditët e tij të fundit si kryeministër, e paqartë është vetëm kosto e ikjes së tij dhe pasardhësi në krye të PS. Këto dy paqartësi duket se Rama ka shkuar ti sqaroj me zjarrvënësin e disa vendeve në botë pa demokraci ose me demokraci hibride siç është Shqipëria.
Sqarojmë se foto e postuar e Alex, Xhorxh dhe videot e Ramës sot në mëngjes janë në të njëjtin vend. Në Londër dhe për të njëjtin forum