Komisioni Qendror i Zgjedhjeve me anë të një deklarate për mediat bën me dije se dekreti i presidentit Ilir Meta është ineksistent. Ajo shprehet se kërkesa e disa kryebashkiakëve për lirim të KZAZ-ve është në tejkalim të kompetencave. KQZ në deklaratë shprehet se të gjithë ata që bëjnë veprime të dhunshme në zgjedhje dënohen sipas Kodit Penal.
“KQZ vijon punën për të mbajtur zgjedhjet e 30 qershor. Disa kryebashkiakë kanë shkruar shkresa për KZAZ. KQZ bën me dije se këto shkresa bien në kundërshtim me ligjin. KQZ ripërsërit kërkesën që të mos ketë veprime të jashtëligjshme, që KQZ dhe KZAZ të mund të bëjnë punën e tyre. Kuvendi i Shqipërisë përmes një rezolute 5.6.2018 ka shprehur mbështetjen për KQZ që të mbrojë pacenueshmërinë dhe vazhdimësinë.
KQZ ka vendosur të cilësohet ineksizstent dekreti i presidentit Meta. Shqiptarët kanë të drejtë të zgjedhin përfaqësuesit e tyre në pushtetin vendor. Këto veprime janë me pasoja të rënda për zgjedhjet dhe vendin. Veprime të tilla përbëjnë vepra penale. Shkelja e këtyre ligjeve bën që personat që shkelin këto nene të mos kenë mundësi të zgjidhen, sipas ligjit të dekriminalizmit. Ne vijojmë punën normalisht për mbajtjen e zgjedhjeve të 30 qershorit”, thuhet ndër të tjera në deklaratën e KQZ.
Gjithkush e kupton fare mirë pozicionin delikat dhe të vëshirtë të KQZ-së, ushtarëve besnikë të Ramës, të cilët janë mes dy zjarresh, atij professional dhe të drejtë që urdhri i preisdnetit nuk diskutohet dhe urdhrit të Ramës që u thotë të mos tërhqien e të vijojnë punën.
Dekreti i kreut të shtetit për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit, ka përcarë jo vetëm partitë politike, por edhe vetë institucionin e organizimit të zgjedhjeve. Menjëherë pasi KQZ e quajti inekzistent dekretin e presidentit, përmes zëdhënëses së saj, kreu i këtij insituticioni Klement Zguri, tha në një prononcim për “News24” e “BalkanWeb” se distancohet nga kjo deklaratë.
Por për kreun e KQZ-së, Zguri deklarata e sotme nuk është qëndrimi i Komisionit, por vetëm i 4 prej anëtarëve të saj.
“Deklarata është qëndrim i katër anëtarëve të Komisionit, është qëndrim vetëm i anëtarëve, jo qëndrimi im” -u shpreh Zguri.
Edhe më herët Klement Zguri ka braktisur mbledhjet e KQZ-së duke deklararuar se nuk e vë në diskutim qëndrimin e presidentit të Reublikës i cili përmes dekretit ka anuluar zgjedhjet vendore të 30 qershorit.