Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar sot kontratën e rrugës Milot-Balldre.
Bëhet fjalë për një rrugë fushore vetëm 17 kilometra, për të cilën qeveria Rama, do paguajë plot 213 milionë euro të taksapaguesve shqiptarë.
Edhe pse gati të gjithë specialistët e fushës e kanë cilësuar këtë projekt, një skemë mafioze që qeveria ‘Rama’ po aplikon për të favorizuar klientët e vetë, ditën e sotme Komisioni i Ekonomisë në Kuvend, e ka miratuar koncesionin skandaloz me vetëm votat e Rilindjes.
Por mësohet se një kompani tjetër kishte ofruar 140 milionë euro me pak se vlera prej 213 milionë eurosh.
Por këtë herë nuk do të jetë Damian Gjiknuri që do të fitojë para, por ministrja Belinda Balluku e cila vjedh 140 milionë euro.
Balluku është i njëjti person që lejonte fluturimet e avionëve të drogës në qiellin shqiptar, kur ajo ishte në krye të aviacionit.
Ministrja e Infrastrukturës është edhe një mikeshë e afërt e kryeprokurores së Tiranës, Elisabeta Imeraj. Çdo pasdite ata shikohen së bashku, duke konsumuar edhe kafe.