Në një lidhje direkte nga Parisi për Syri TV, akademiku Artan Fuga ka komentuar përgjimet e djeshme të publikuara nga gazeta gjermane “Bild” dhe gazetari Peter Tiede.
Sipas profesorit të njohur, këtu kemi të bëjmë me farsë elektorale.
Sipas tij, reagimet se kush apo si i dërgoi te “Bild” janë dytësore kur kemi të bëjmë me një problem kaq serioz.
“Gjiknuri thotë mbrapa keni shefin dhe thotë do ta përsërisja këtë, ndërkohë përdor shefin kur je personazh i lartë në qeveri dhe kjo nuk është e ligjshme. Çfarë do tu tregojmë studentëve? Çfarë tekstesh do tu japim atyre mbi demokracinë? Procesi elektoral është farsë elektorale, ky është problemi. Të tjerat i bën prokuroria dhe hetuesia. Faktet tregojnë që zgjedhjet janë të manipuluara. Kaq”.
Dua të ndaj dy gjëra. Nëse është kështu, atëherë nuk është fjala kujt ja dha kujt, kush e nxorri në shtypin gjerman. Problemi është janë a jo të vërteta. Nëse ato janë të vërteta, të tjerat janë kot. Reagimi nuk më duket në nivelin e krizës dhe skandalit që ka përfshirë politikën shqiptare dhe procesin zgjedhor”, deklaroi akademiku Fuga.