Protesta e opozitës, Alibeaj: E sigurtë, do jetë më shumë se 8 të parat

Tuesday, 18 June 2019 17:05

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Enkeljed Alibeaj i ftuar në studion e lajmeve në RTV Ora i pyetur për risinë që do të sillte protesta e 9 kombëtare e opozitës, u shpreh i bindur se do të jetë më e madhe se 8 të parat.

Arsyeja pse sipas Alibeajt do të jetë më e madhe është sepse durimi e ka një fund sepse masa e provokimit nga ana e qeverisë rritet.

Enkelejd Alibeaj: Unë besoj se në këto 8 herë që është bërë protestë kombëtare dhe shumë e shumë protesta të tjera lokale, që jo gjithmon e zënë hapësirën televizive, por gjithsesi janë shqiptarët që në atë të voglën e tyre të ndodhur para këtij presioni që vjen prej së shkuarës, të cilët e kanë hequr lëkurën e tyre kanë reaguar.

Besoj që e para ka qenë shumë e rëndësishme, e dyta shumë herë më e rëndësishme, e sigurtë që e 8-ta ka qenë më e rëndësishme, më të karikuar sesa 7 të parta. E 9 do jetë sigurisht më tepër sesa 8 të parat.

Durimi e ka një fund sepse edhe masa e provokimit nga ana e qeverisë rritet, edhe ndjeshmëria e kryeministrit duket se ka arritur në minimumet e veta historike.

Pres që shqiptarët nën dritën e atyre që kanë ndodhur këto ditë, edhennë sjelljen e pandjeshme të kryeministrit, të jenë më të shumtë në numër, pa asnjë lloj dallimi, më të vendosur dhe më qëndrestarë për ta larguar këtë lloj regjimi.

Login to post comments