Përgjimet e publikuara dje nga gazeta gjermane “Bild” treguan se, vjedhja e votave ishte një operacion i planifikuar dhe i realizuar nën drejtimin e kryeministrit Edi Rama.
Kështu mendon ish deputeti i PD-së Agron Shehaj.
Përmes një postimi në Facebook, ku ka publikuar edhe një foto ku shihet organizimi shtetëror për blerjen e zgjedhjeve, Shehaj shkruan se, çdo gjë ka qenë e mirëorganizuar nga kupola e qeverisë.
“Vjedhje e votave ka qenë një operacion i planifikuar dhe ekzekutuar në mënyrë të koordinuar nën drejtimin e Edi Ramës”, shkruan ish deputeti Agron Shehaj.