BE rrëzon negociatat. Rama: Lajm shumë pozitiv!

Tuesday, 18 June 2019 18:24

Këshilli i Ministrave të BE rrëzoi negociatat me Shqipërinë, por kryeministri Edi Rama e sheh këtë vendim si sukses.

Në një postim në Twitter, ai thotë se ka marrë një: “lajm shumë pozitiv nga Europa në rrugën e çeljes së negociatave. Kryeministri shton se “ministrat e jashtëm të BE kanë miratuar në Luksemburg, kalimin tek kryetarët e shteteve të rekomandimit për Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut, me synim muajin tetor”

Gjermania, Franca e Danimarka kanë kërkuar shtyrje të vendimit për çeljen e negociatave për integrimin e Shqipërisë në BE.

Kjo është ajo që ka thënë Komisioneri për Zgjerimin, Hahn, në konferencë për shtyp lidhur me këtë çështje. Sipas Hahn, tre vendet e lartpërmendura kanë kërkuar me shumë kohë për të këqyrur raportin e KE-së.

‘Zgjerimi çështje strategjike e BE-së. Franca, Gjermania e Danimarka janë skeptike për Shqipërinë dhe kërkojnë shtyrjen e vendimit për Shqipërinë. Gjermania do më shumë kohë për raportin e KE-së. Disa vende të BE-së nuk janë të gatshme për çeljen e negociatave. Është bërë progres por nuk jemi aty ku duhet.’ Shpresoj për një vendim pozitiv në tetor. – tha ndër të tjera Hahn në fjalën e tij.

Login to post comments