Teksa data 30 qershor po afron, e si mazhoranca e po ashtu opozita dhe Presidenti nuk tërhiqen nga qëndrimet e tyre për zhvillimin dhe moszhvillimin e zgjedhjeve me këtë datë, ka edhe analistë që nuk përjashtojnë aktivizimin e ushtrisë më këtë datë.
I ftuar në studion e Top Talk, këtë të martë ka qenë Artur Zheji, i cili thekson se në këtë situatë në të cilën ndodhet vendi, gjithçka mund të ndodhë.
“Duke llogaritur qendrat e votimit dhe numrin e efektivëve që ka në dispozicion Ministria e Brendshme, del që nuk ka asnjë polic për qendër. Që do të thotë hajduti mund të bëjë qejf atë ditë se s’ka polici nëpër këmbë. Nuk ka mundësi praktike, nëse bojkoti është i kësaj përmase. Rama mund të miratojë Gjendjen e Jashtëzakonshme”, tha ai.
Sipas Zhejit, Rama mund ta marrë një vendim të tillë përderisa vijon të thotë se data 30 është e panegociushme.