Ambasadori i BE-së: Palët të ulen në negociata për zgjidhjen e krizës

Tuesday, 18 June 2019 19:00

Ambasadori i Bashkimit Europian, Luigi Soreca, ka reaguar pas deklaratës së Këshillit Europian për shtyrjen në vjeshtë të vendimit për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Në një postim në twitter, Soreca thotë se “Këshilli Europian ka rikonfirmuar sot angazhimin e tij për zgjerimin me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë”.

Në pritje të tetorit për një vendim të qartë dhe substancial nga Këshilli, Soreca thotë se është koha që të gjitha institucionet të vazhdojnë të përqëndrohen në procesin e reformave, në veçanti në reformën në drejtësi.

Ambasadori i BE-së kërkon rinisjen urgjent të dialogut mes palëve politike për të kapërcyer krizën dhe për të siguruar që Shqipëria mund të vazhdojë në rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE.

“Nuk ka kohë për të humbur,” përfundon Soreca.

Login to post comments