Hahn i shmanget pyetjes së gazetarit për përgjimet e ‘Bild’, flet për suksese imagjinare (VIDEO)

Tuesday, 18 June 2019 19:07

Komisioneri për zgjerimin, Johannes Hahn, iu shmang pyetjes së gazetarit të Financial Times lidhur situatën e fundit politike në Shqipëri dhe publikimit të përgjimeve të ‘Bild’ për zgjedhjet e vitit 2017 në Shqipëri.

‘Doja të pyesja komisionerin Hahn lidhur me shqetësimet për disa zhvillime të fundit në Shqipëri. Psh kriza e fundit politike, si dhe disa akuza të publikuara nga gazeta Bild që flasin për lidhjen mes krimit të organizuar dhe zyrtarëve të qeverisë. Faleminderit.’ – pyet gazetari.

Ndërsa komisioneri Hahn në përgjigjen e tij iu shmang krejtësisht pyetjes, duke folur për suksesin e reformës në drejtësi në Shqipëri.

‘Ajo që unë përherë përpiqem të sqaroj aëtarët e BE-së kanë një nivel të lartë në përgatitjen e raporteve. Ju sigurisht mund të shihni sot Shqipërinë, dhe mund të jeni i shqetësuar për situatën politike atje teksa po afrohen zgjedhjet lokale. Shqipëria ka një marrëveshje me BE-në që ka vendosur 5 prioritete kryesore që Shqipëria duhet t’i plotësonte. Dhe sipas nesh ajo i ka plotësuar kushtet dhe në veçanti në fushën e reformës në drejtësi. Ata kanë bërë një reformë të paprecedentë në sistemin e drejtësisë.’ – tha ndër të tjera në përgjigjen e tij Hahn, duke i shmangur pyetjes së gazetarit.

 

Video

Login to post comments