Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha do të dalë në një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp nga selia blu, në ora 21:00.
Një ditë pas publikimit të përgjimeve nga gazeta gjermane “Bild” ku tregohej se si mazhoranca e kryeministrit Edi Rama bleu zgjedhjet e Dibrës, sot shqiptarët morën një tjetër lajm të keq: Këshilli i Bashkimit Europian vendosi moshapjen as këtë vit të negociatave për anëtarësim në familjen e madhe evropiane.
Këto dhe tema të tjera të aktualitetit në vend mendohet të jenë tema e komunikimit të liderit të opozitës.