Lleshaj, ti je turpi i Shqipërisë

Tuesday, 18 June 2019 21:47

Qytetarë në mbrojtje të kushtetutës, pasi eliminimit të Gjykatës Kushtetuese nga Edi Rama, sot po quhen bij të dhunës. Sandër Lleshajt i duket dhunë të respektosh një dekret të Presidentit të Republikës, dekret mbi të cilin mund  të daklë vetëm gjykata Kushtetuese dhe jo ushtarë të Rilindjes si Denar Biba.

Sot në Shkodër e në qytete të tjera të vendit u zhvilluan  disa përplasje mes policive bashkiake që kërkojnë të respektojë dekretin e Presidentit të Republikës dhe policisë së Sandër Lleshajt për të ruajtur inatin e Edi Ramës për ta çuar deri në fund 30 qershorin si zgjedhjet moniste.

Lleshaj fyen dhe ofendon këta qytetarë që po mbrojnë kushtetutshmërinë. Ky kapter që s’u bë kurrë ministër i Brendshëm, por vazhdon të jetë njeriu me parametrat më të lartë të dhunës ndaj opozitës edhe sot në ditën e protestës ka fjalime të nxitjes së dhunës. Flakën Shqipërisë ia kanë vënë, kanabisi që mbrojti ky njeri si këshilltar i Ramës për sigurinë, kur vendi u kthye në Kolumbi. Flakën Shqipërisë ia kanë vënë bandat me të cilat ky njeri nuk merret sepse merret me opozitën dhe mesazhi i tij në ditën e protestës është i turpshëm.

Flakën Shqipërisë ia vunë njerëzit dhe parametrat më të ulët të inteligjencës si ky, të cilët kur i vesh me pushtet nuk janë makina të propagandistikes, por makina vrastare.

Mjafton diskursi i tij i egër ndaj opozitës që ky të mos jetë jo vetëm ministër i Brendshëm por as kaldajist në këtë ministri, se sa për punë dhe informacione më i informuar është roja i godinës së kësaj ministrie se sa Lleshaj.

Nuk është hera e parë në histori dhe në politikë që ndodh një fenomen i tillë. Parametrat e ulët të inteligjencës së ushtrimit të detyrës, raporti me lirinë me kombin dhe mbi të gjitha raporti me krimin të bën që të turpërosh fjalën shtetar.

Ky njeri është kthyer në mburojën e vërtetë të krimit që tashmë është shtetëror. / Redaksionale

Modifikuar më E mërkurë, 19 June 2019 08:53
Login to post comments