Kryeministri Edi Rama ka kërcënuar qytetarin Vilson Kulemani, pasi ky i fundit i ka dërguar një mesazhe ku i kërkon të largohet nga pushteti.
Featured image of article: “O Kadri, po të rrjedh”, Rama kërcënon qytetarin: Pa merak, siç e kërkon do ta kesh (FOTO-SMS) Edi Rama dhe Vilson Kulemani 19 Qershor, 2019 9:15
Tiranë-Një debat ka pasur Edi Rama me një qytetar për situatën politike në vend, ku nuk ka munguar edhe një kërcënim nga ana e kryeministrit.
“O kadri ai i arrite pritshmëritë”, ka qenë mesazhi i një qytetari të quajtur Vilson Kulemani ndaj kryeministrit Edi Rama, i cili këtë të fundit e ka acaruar. “Po rri rehat se do kesh një mësim edukate siç e kërkon, rri rehat”, i është përgjigjur menjëherë Rama.
Biseda ka vijuar më tej me mesazhe ku Rama i sqaron qytetarit se nuk ka bërë kërcënim ndaj por do i bëj atij një edukim shumë shpejt. Duhet të themi se situata politike në vend është e trazuar. 16 përgjimet e BILD për dosjen 184, protestat e opozitës, shkarkimi i Metës, zgjedhjet e 30 qershorit janë ende tema të nxehta për të cilat nuk po gjendjet zgjidhje. Në vend nuk kanë munguar tensionet, si në Shkodër, Tropojë në disa KZAZ.